Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Nuk fal Sara Gjordeni, hap proces gjyqësor ndaj dy personazheve publike

Shkruar nga Newsbomb
Nuk fal Sara Gjordeni, hap proces gjyqësor ndaj dy personazheve publike
Ne foto: Sara Gjordeni


Tashmë është fakt i kryer. Sara Gjordeni ka hapur proces gjyqësor ndaj dy personazhe publike për shkak të deklaratave kundër saj. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja e njohur gjatë një interviste pak para nisjes së spektaklit të Big Brother VIP3.

"A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë? Aktualisht jam me dy persona me fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar. Ka njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë," tha Sara. 

Përballja më e ashpër që Sara ka pasur, ishte me Flavio Qarrin, i cili e ka ironizuar disa herë ish banoren e Big Brother VIP 3 për mënyrën se si ajo u soll gjatë dhe pas këtij formati televiziv.

Një gjuhë aspak e denjë për një gazetar që çdo ditë shfaqet në një nga televizionet shqiptare shkroi pak kohë më parë: “Do më hash ka*in”.

Më poshtë debati degjenerues nga komentuesi dhe Flavio Qarri:

Komentuesi: Kërkoi falje Sarës publikisht qelbësirë se kena me të degjeneruar keq plehër

Flavio: Do më hash k*rin.

Komentues: Turpi i shoqërisë z Flavio Qarri

Flavio: Në p*dh satom po shkojmë. Bravo k*ri. Po k*ri, po.

Nuk fal Sara Gjordeni, hap proces gjyqësor ndaj dy personazheve publike

Kujtojmë që ish-banorja reagoi ashpër kundër gazetarit duke treguar se ka ulur figurën e saj gjatë intervistës në “Fan Club”.

 “Kam parë bura që kanë dalë në ekran, çunak në sytë e mi se asnjë burrë nuk përgojon nderin, moralin dhe principet e një vajze që nuk e njohin hapur në ekran. Kujtoj njërin prej tyre që ka qenë pjesë e Fun Club, ka dal hapur me fjalor…më krahasoi me Bardhin, ai ka vlera, kjo nuk ka. Ai ka moral, kjo nuk ka. E dini kush është ky person, para tre viteve kur ka hapur një biznes e kam bërë promovimin pa kokërr leku dhe më tha që jam shumë e thjesht. E kam promovuar biznesin e tij pas asnjë interes. Këtë person e kam parë në Fun Club duke diskutuar moralin tim, që unë isha pa moral. Flavio Qarri, djalë që e kam ndihmuar në nismën e tij dhe kam pasur marrëdhënie korrekte”, u shpreh ish banorja e Big Brother VIP 3.

Për këtë deklaratë të Sarës, erdhi një tjetër reagim nga Flavio Qarri. Në një postim në InstaStory, Qarri tha: “Hm, E trishte që duhet t’i shpjegosh shpesh disa loj njerëzve se cfare funksioni kanë në shoqëri gazetarët. Sa per replike, gjithcka mendoj per personin i ka thine artisti më simpatik i hip hop te Tiranës”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese