Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Nuk është vetëm ajo e pastër", Gjesti "hap zemrën" me Valbonën: Nuk dua të jem bashkë me Eglin

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk është vetëm ajo e pastër", Gjesti "hap
Gjesti-Egli

Raporti mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të krijojë dinamika dhe debate si jashtë, por edhe brenda shtëpisë së "Big Brother VIP Albania". 

E ndërsa vetë protagonistët po shkaktojnë edhe më shumë konfuzion me deklaratat dhe sjelljet e tyre, banorët e tjerë të shtëpisë i kanë qëndrimet më të qarta rreth kësaj marrëdhënjeje dhe rikthimit të Eglit.

Gjatë një bisede mes Gjestit dhe Valbonës, kjo e fundit ka mbëshetur deklaratat e banorit, teksa i thotë se është ai që e ka bërë protagoniste.

Valbona: Ti e ke bërë protagoniste. Se ti kur ia ke shpjeguar lojën nuk ka pas fiksim as atraksion mes ju të dyve.

Gjesti është shprehur i zhgënjyer nga sjellja e Eglit, pasi thekson se është ai që "i ka hapur sytë" në këtë lojë, ndërsa sot ajo i del kundra.

Ai ka shtuar se të dy mund të konsiderohen fajtorë, dhe sipas tij nuk është e drejtë që vetëm ai t'i marrë përsipër fajet. Gjesti deklaroi se kërkon vetëm komunikim mes tyre dhe asgjë tjetër, duke thënë se nuk ka dëshirë të jetë bashkë me Eglin, por thejsht të komunikojnë si dy banorë të asaj shtëpie.

Gjesti: Këtë e ka hëngër dreqi. I kam thënë këtu do të ta fusin të gjithë. Tani më gjuhet mua. Unë thjesht dua komunikim, nuk dua me qenë bashkë me Eglin. Dua të merrem vesh, të falim njëri tjetrin.

Nuk është vetëm ajo e pastër, edhe unë jam i ngarkuar edhe i lënduar. Të dy kemi pas faj, jo vetëm unë. Nuk mundesh të mi hedhësh të gjitha mua fajet. Unë ia kam treguar të gjitha gjërat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese