
Aktori i njohur dhe mundësi amerikan, John Cena ka deklaruar se nuk dëshiron që të bëhet prind. I ftuar në podkastin “Club Shay Shay”, aktori diskutoi për çështjen e prindërimit me drejtuesin, ndërsa tregoi arsyet e këtij vendimi.
Sipas 47 vjeçarit, të jesh një prind i mirë kërkon investim dhe shumë sakrificë, ndërsa shton se ai nuk është gati për këtë pasi dëshiron të jetojë jetën i lirë, i pashqetësuar nga gjërat e tjera.
Megjithatë, vijon ai dëshira e tij për të mos u bërë prind, shpesh bën që njerëzit ta gjykojnë për këtë zgjedhje, pasi sipas tyre ne jemi këtu për t’u riprodhuar, por për të nuk është e vlefshme kjo teori.
“Jam i vetëdijshëm për sa shumë investim dhe sakrificë është e nevojshme për të qenë një prind i mirë. Më frikëson ideja sepse jam shpesh kokëfortë dhe egoist, dhe i qasem botës me një kuriozitet të madh.
Për këtë arsye, mendoj se nuk jam i gatshëm, dhe as nuk do të jem ndonjëherë i gatshëm të investoj kohën e nevojshme për të qenë një prind i mirë, sepse dua të jetoj jetën ashtu siç e jetoj”,- u shpreh aktori John Cena.
Aktori shtoi se ndjen që ka ende shumë për të bërë dhe arritur në jetë, dhe se gruaja e tij Shay Shariatzadeh, me të cilën është martuar që nga viti 2020, është një mbështetje e madhe për të.
Cena tha se gjithashtu ka biseduar edhe me gruan e tij për prindërimin dhe se ajo mendon në të njëjtën mënyrë si ai, dhe se që nga fillimi i lidhjes janë pajtuar për këtë çështje.