
Gazetarja Ilnisa Agolli është banorja që la shtëpinë e madhe të Big Brother Vip, mes saj Meritonit dhe Eglës.
Egla, Ilnisa dhe Meritoni ishin të përjashtuar pas përplasjes së patën. Vëllai i madh i izoloi të tre në një dhomë të bardhë, ndërsa do ishte publiku që do të vendoste se kë do të shpëtonte.
Ilnisa pas daljes nga BBV, u shpreh se e ka fituar lojën e saj, pasi fitoi dashurinë, duke iu referuar kështu lidhjes me Meritonin.
Në një reflektim për lojën e saj, moderatorja kërkoi ndjesë dhe tregoi pengjet e saj për lojën në “Big Brother VIP”.
“I kërkoj ndjesë publikut për ndonjë keqkuptim. Aty je nën presion. Duket si klishe, por fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë. Kam pengjet e mia, mënyrën si u përfshiva më shumë se duhet. Por, jam natyrë emocionale. Unë vërtet humba, por fitova mjaftueshëm”, tha ajo ndër të tjera.