Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Noizy prapa hekurave, kolegët artistë nisin fushatën: Të lirohet menjëherë!

Shkruar nga Newsbomb
Noizy prapa hekurave, kolegët artistë nisin fushatën: Të
Fotomontazh/ Noizy dhe disa prej artisteve qe i kane dale ne mbeshtetje

Artistë të shumtë janë rreshtuar në krah të reperit Noizy i cili mbrëmje ne djeshme ra në prangat e Policisë së Shtetit me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

“Fast Albania”, bazuar në inteligjencën policore bënë të mundur lokalizimin e reperit dhe DJ të tij Bahtjar Bajraktari dhe i vunë ata në pranga pasi ditë më parë u shpallën në kërkim nga autoritetet e Kosovës lidhur me sherrin e ndodhur në lokalin në Pejë ku u dhunua brutalisht Medi Iseni.

Pas arrestimit të tyre dhjetëra reagime kanë ardhur nga kolegët e tij duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Noizyt.

Ata pretendojnë se Noizy ndodhet pas hekurave pa asnjë provë, duke i bërë thirrje drejtësisë dhe qytetarëve që të mbështesin reperin u sulmua dhe kërcënua familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që sipas tyre kurrë nuk kanë marrë ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji.

Në mesin e këtyre artistëve qëndron Fifi, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Stresi, Era Istrefi, Elgit Doda, Ronela Hajati e shumë të tjerë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed