
Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”, por tensionet brenda shtëpisë janë në kulmin e tyre. Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi mes dy banorëve finaliste, Gjesti dhe Egli Tako, të cilët janë përfshirë në një debat të ashpër.
Shkak i debatit është bërë një koment i këngëtarit në lidhje me pamjen e jashtme të Eglit, çka e ka prekur dhe lënduar rëndë atë.
Të dy po vazhdonin të diskutonin, teksa në një moment Gjesti nisi të fliste për jetën e tij jashtë.
“E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta. Kaq.”
Gjesti ka rrëfyer disa herë gjatë qëndrimit në shtëpi se jeta e tij jashtë është e vështirë dhe se e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në studio, duke përjetuar një mënyrë jetese të çrregullt.