
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP”, rradha ishte e Nennës për të ndarë me publikun një nga kapitujt më të dhimbshëm të jetës së saj.
Mes lotësh, fermerja tregoi sesi jeta e saj familjare u përmbys kur në mes të prindërve hyri një grua tjetër. Babai i saj u kthye në shtëpi me një femër të re, çka bëri që nëna, bashkë me fëmijët të detyrohej të largohej nga shtëpia.
“Gjithçka po shkonte mrië, deri sa një femër ndërhyri në jetën tonë. Ajo la familjen e saj, babai i bleu shtëpi, makinë asja femre, po insistimi i saj ishte të vinte në shtëpinë tonë. Prindët vendosën të dnahen kur ajo erdhi të vijë te ne. Pas 25 viteve martesë ata u ndanë. Dajat ndërhynë, ata e thërritën në telefon. Dajët e mi nuk u ndalën deri sa erdhi puna, ku babai me dajën e plagosi në sytë e mi me 5 plumba. Pastaj babai im përfundoi në burg. E lamë atë shtëpi, kërkuam shtëpi me qera. Dolëm vetëm me rroba trupi. Arritëm në pikën ku nuk kishim as bukë me ngrënë, kam lyp bum për qen aty ku punoja dhe i merrja”, tregoi Nenna mes lotësh.
Më tej ajo tregoi se u nis në Gjermani për të siguruar një shtëpi nënës. Fillimisht Nenna tregoi filloi punë me ndërtim. Gjithashtu, tregoi se ka dhe një vëlla të vogël por nuk e ka parë asnjëherë, ndërsa e ka marrë malli shumë për babain, pasi ka shumë vite pa e parë.