Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Nga raporti romantik me Aldon tek raporti Egli-Gjesti, Rizarta i thotë të gjitha pas daljes nga Big Brother

Shkruar nga Newsbomb
Nga raporti romantik me Aldon tek raporti Egli-Gjesti, Rizarta i thotë
Rizarta Hoxha

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” Rizarta, e cila u eleminua nga gara të shtunën në mbrëmje ka folur më shumë në lidhje me eksperiencën e saj si dhe për raportin e lënë pezull me Aldo Markun.

Rizarta është shprehur se nuk ka patur në asnjë moment si qëllim të ndajë Gjestin nga Egli, ndërsa nuk rezervohet për opinionin që ka për këtë të fundit. Në emisionin “Ftesë në 5”, Rizarta thonë se loja e Eglit është e ekzagjeruar dhe se debatet me të nuk përfundojnë kurrë, por vetëm përsëriten.

E pyetur mbi romancën e lënë pezull me Aldon, ish-banorja u shpreh se nëse ka diçka reale është e gatshme ta vijojë kur ai të dalë nga shtëpi, por momentalisht ajo u shpreh se zgjodhi ta ndërpresë për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga banorët e tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese