Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata e parë me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas përfundimit të BBV

Shkruar nga Newsbomb
Nga miqësitë e mëdha tek telefonata e parë me ish-banoren,
Arber Hajdari

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin e 4-t të “Big Brother VIP Albania” ndërsa ka treguar diçka më shumë mbi marrëdhëniet me ish-banorët.

Teksa ishte i ftuari i radhës në “Ftesë në 5”, Hajdari është shprehur se banorja e parë që ka telefonuar pas mbarimit të spektaklit është Gerta Gixhari me të cilën e ka lënë të takohet së bashku me një grup të ish-banorëve.

I pyetur mbi miqësitë që krijohen pas një rrugëtimi të gjatë mes shumë personazhesh, Arbër Hajdari ka përmendur Ledion Liçon dhe Sara Hoxhën.

Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, është shprehur ai.

Si një ndër më të vjetrit në këtë spektakël, Arbër Hajdari ka ndarë studion me disa opinioniste përgjatë 4 edicioneve , por ai ka veçuar Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun si bashkëpunëtoret më të mira.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese