
Organizatorët e Partisë Socialiste kanë zgjedhur që takimi në sallën e sportit Busto Arsizio, të nisë më këngë.
Artjola Toska, Elhaida Dani, Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj kanë elektrizuar skenën, duke bërë që mijëra shqiptarë të këndonin dhe vallëzonin së bashku.
Pas performancave të artistëve, pritet që të politikanët të ngjiten në skenë për të mbajtur fjalimet e tyre. ë takimin e Milanos pritet të mbajnë fjalën disa kryebashkiakë, si i Lezhës, Pjerin Ndreu, i Shijakut, Elton Arbana dhe i Kamzës, Rakip Suli.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur një tur nëpër Evropë për t’u takuar me emigrantët shqiptarë. Ky është takimi i dytë që kryeministri do të zhvillojë në Itali, pas ati të 12 majit në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
Po ashtu kreu i qeverisë ka parashikuar po ashtu një takim me shqiptarët e Londrës në 2 qershor dhe 16 qershor në Düsseldorf.