Olta Gixhari do të jetë sërish në ekran, kësaj here si opinioniste e Big Brother Kosova 3. Partneri i saj këtë sezon televiziv do të jetë ish deputeti i Kosovës Milaim Zeka.
Gixhari po kalon nga një “Big” në tjetrin ku pritet të “korrë” po të njëjtat suksese me atë në Shqipëri, kësaj here në radhët e opinionistëve. Gjykimet e saj priten të jenë “pikante” dhe rebele si vetë natyra e yllit të ekranit.
Por rrjeti ka “zierë” një lumë debatesh mes Einxhel Shkira dhe autores së formatit Olsa Muhameti. Shkira është përfolur deri në momentin e fundit si opinionistja nr.2 e këtij edicioni së bashku me Zekën po një debat i gjatë me Olsa Muhamedin e ka bërë Shkirën të largohet dhe t’ia lërë vendin Olta Gixharit.