Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli është një hap larg fitores, por këmbëngul se nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës.
E teksa shënohen 6 muaj nga shpërthimi i luftës, Netanyahu në një mbledhje të qeverisë tha: "Jemi një hap larg fitores. Por çmimi që kemi paguar është i dhimbshëm dhe zemërthyer".
Kjo deklaratë vjen pasi një raund i ri i bisedimeve të armëpushimit do të fillojë në Egjipt më vonë sot.
Netanyahu thotë se pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje, Izraeli nuk do t'i dorëzohet kërkesave "ekstreme" të Hamasit.
Sondazh
Poll