Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Neda Balluku i nënshtrohet ndërhyrjes në QSUT

Shkruar nga Newsbomb
Neda Balluku i nënshtrohet ndërhyrjes në QSUT
Neda Balluku

Opinionistja Neda Balluku i është nënshtruar një ndërhyrje në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë me dije se i është shtruar një ndërhyrjeje për të hequr gurin në tëmth.

Po ashtu ajo shkruan se tetori ka qenë i vështirë në aspektin shëndetësor dhe se tani ka nevojë për t’u qetësuar dhe për të marrë veten.

“Dua te falenderoj me gjithe zemer QSUT, ne vecanti repartin e kirurgjise, profesoret Arben Gjata dhe Krenar Lilaj, te gjithe ekipin e doktoreshave dhe infermiereve qe mu gjenden ne keto ore dhe bene te mundur suksesin e nderhyrjes. Nuk kam nje diagnoze misterioze, gjate ekos abdominale qe bera para disa javesh per shkak te disa shqetesimeve, mu konstatuan gure ne kolicist (temth) dhe u detyrova t'i nenshtrohem nderhyrjes per ta hequr.

Tetori ka qene vertet sfidues per mua, sidomos ne aspektin shendetesor dhe tani dua te rekuperoj per veten, familjen dhe gjerat e bukur qe do te vijne. Faleminderit per mesazhet tuaja”, shkruan ajo në postin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese