
Pjesë e festës së 10-vjetorit Newsbomb.al ishte padyshim edhe biznesmeni Gjergj Luca. Ai festoi dhe trokiti gotat për këtë sukses të Newsbomb.al, teksa përgjatë mbrëmjes shtrëngoi duart, shkëmbeu batuta dhe biseda të këndshme me personazhe të njohur për publikun.
Një prej tyre ishte mexosopranoja, Vikena Kamenica ku si shprehet Luca kur në Shqipëri dhe Tiranë kërcite kallashi, Vikena me zërin e saj qetësonte shpirtin e njerëzve.
“A e shihni këtë more, ku thirrte kjo në skenë në 94-97 u bëntë luftë kallashi në Tironë e kjo këndonte e qetësonte të gjithë shpirtrat e rebelët e Tironës dhe Shqipërisë. Kjo femër na mbushte sytë me lot, deheshim i puthshim dorën dhe këmbën, kjo na ka pas qetësuar. Më e madhja e këtij vendi.“
''Në vitin e mbrapshtë 1997 kur marrëzia kolektive merrte jetë, kjo vajzë që shihni në video çlironte shpirtrat dhe medjet me folklor të pastër, me xhaz, e bluz, e muzikë të mirë. Mbrëmjet në Tiranë kishin zhurma kallashnikovi dhe zërin kumbues të Vikena Kamenicës...''- shkruan Luca.