Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare dhe prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit të saj me aktorin e humorit, Bes Kallaku. E përpos kësaj, ajo di gjithmonë se si ta fitojë interesin e publikut.
Së fundmi, ka bërë një postim në Kishën e Laçit ku tregon kryqin që qëndron në vendin e bekuar në orët e mbrëmjes së djeshme. Me sa duket, në këtë mori lajmesh e thashethemesh që qarkullojnë për të, Xhensila ka zgjedhur një nga të martat e bekuara për të qenë në Kishën e Laçit.
Kujtojmë që aludimet kanë qenë të shumta rreth marrëdhënies së saj me Bes Kallakun, mirëpo ishte ky i fundit që shuajti tymnajën duke treguar se janë divorcuar.