Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Në prag të finales së madhe të Big Brother Vip 3, Ledion Liço me fjalë zemre: Eksperienca më e bukur që kam përjetuar në televizion

Shkruar nga Newsbomb
Në prag të finales së madhe të Big Brother Vip 3, Ledion
Moderatori i reality show-t Big Brother Vip 3

Moderatori i reality show-t Big Brother Vip 3, Ledion Liço ka ndarë një sekuencë të shkurtër videoje në rrjetin social Instagram, ku përshkruan udhëtimin e tij gjatë këtyre muajve në moderim të formatit televiziv.

Në prag të finales së madhe të Big Brother Vip, e cila do të mbahet këtë të shtunë, duket se edhe vetë moderatori është bërë paksa më emocional dhe nuk i ka shpëtuar, siç duket sekuencave të ngjashme me atë që bëhen për banorët që luajnë brenda në shtëpinë e famshme.

Në videon e shpërndarë, Liço ka evidentuar momentet e tij më pikante, gazmore shoqëruar edhe me shprehjet e tij të përjavshme, teksa e cilëson këtë rrugëtim si një ndër më të bukurit që ka përjetuar ndonjëherë në televizion.

Moderatori, Ledion Liço nuk ka harruar që të falenderojë edhe dy mbështetësit e tij më të mëdha, Sara dhe Lori Hoxha si dhe të gjithë njerëzit që kontribuuan për ta bërë atë program të jashtëzakonshëm, por edhe ndjekësit e mbështetësit, siç thotë ai, për kritikat, urimet, por edhe memet.

Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve.

Faleminderit Sara Hoxha. për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit Lori Hoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare! Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale” -shkruan moderatori Ledion Liço.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledion Liço (@mr.ledionlico)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese