Mëngjesin e 1 gushtit, rreth orës 03:00, në një klub nate në Pejë reperi Noizy së bashku me grupin tij dhunuan brutalisht Muhamet Isdenin, i njohur si tiktokeri Medi dhe Bekim Hadërgjonajn.
Sipas asaj që Medi deklaroi ishte reperi tjetër, Stresi, ai cili e preu në besë dhe e “nxori në pritë”. Në llogarinë e tij në “Instagram” boksieri postoi mesazhet që kishte shkëmbyer me Arkimed Lushajn, ku ky i fundit i kërkonte që të shkonte në klub të takohej dhe me Rigels Rajkun.
Mirëpo, në momentin që Medi shkoi ai u përball me Noizyn së bashku me 7 shokët e tij të cilët iu vërsulën dhe e rrahën barbarisht me doreza hekuri.
View this post on Instagram
Kjo ngjarje e rëndë ka shokuar jo pak publikun, se si mundet një personazh si Noizy, i cili është idhull për shumë të rinj të kryejë një akt të tillë.
Ndryshe nga shumë artistë të tjerë, Noizy ka një miqësi të ngushtë edhe me qeveritarët në Shqipëri. Jo pak herë atë e kemi parë në shoqërinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, madje edhe krah kryeministrit Edi Rama.
I përfshirë në shumë aktivitete, Noizy i shoqëruar nga biznesmenë, kolegë apo dhe politikanë ka përcjellë mesazhe sensibilizuese për të rinjtë, por me sherret e njëpasnjëshme, të cilët vlen të theksohet që nuk janë të pakta, reperi po na vërteton se nuk është dhe aq “djalë i mirë”, sa me zë të lartë e ka përsëritur në intervista të ndryshme.
Jo më larg se dy javë më parë Noizy erdhi me një intervistë ekskluzive me Mira Kazhanin ku foli mbi jetën e tij dhe shembullin e djalit punëtor që transmeton te fansat.
Sipas reperit kur ata shkojnë ta ndjekin live në koncertet e tij nuk shohin vetëm një muzikant, por një njeri i cili ka arritur t’ia dalë me forcat e tij, që punon fort dhe që nuk është ai djali “bad boy” që repi e “detyron” të tregojë në skenë.
“Noizy nuk është shembull vetëm për muzikën, por për shkak të punës të dedikuar ka arritur të bëjë edhe biznes dhe kur vijnë njerëzit te koncerti nuk shohin një muzikant, shohin shumë gjëra. Shohin një çun jo nga Tirana, shohin një çun që ka pas jetuar në Sukth.
Ka lindur atje, shohin një çun që ka qenë refugjat që ështëk thyer nga emigrimi, shohin një çun që arriti të thyejë akullin në Tiranë, një djalë që u integrua me estradën, shohin një djalë që ja arriti të bëjë sukses me muzikë. Një fjalë që falë muzikës në Shqipëri që thonë nuk mund të arrihet ka arritur të bëjë shumë gjëra të tjera.
Kështu që kur shohin Noizyn në koncert, nuk shohin thjesht një muzikant. Edhe kur postoj në TikTok nuk postoj për të shitur mend, por që në mendjen time uroj që t’ia dalësh edhe ti. E dinë njerëzit kur unë postoj e çfarë postoj dhe me çfarë mendje. Kjo është prandaj njerëzit nuk e marrin për keq", tha reperi.
Ndërkohë, pas ngjarjes së djeshme ku një i ri u dhunua me doreza hekuri nga Noizy dhe grupi i tij, lind natyrshëm pyetja: Çfarë shohin në këtë rast të rinjtë te reperi?