Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Në ditëlindjen e saj, Agron Llakaj kujton Kostandinën e tij me fjalët e ndjera: Zemër të dua...

Shkruar nga Newsbomb
Në ditëlindjen e saj, Agron Llakaj kujton Kostandinën e tij me
Kostandina-Agron Llakaj

Sot, do të festonin ditëlindjen nëse sëmundja nuk do të ishte treguar aq e tmerrshme dhe te “shkulte” nga gjiri i ngrohtë Kostandinën, shoqen e jetës së aktorit Agron Llakaj.

Me ikjen e saj, Kostandina ka lënë pas një boshllëk të madh në jetën e Gonit, i cili herë pas here e tregon mes vargjeve të shkruara për dashurinë e tij të jetës.

Së fundmi, në këtë 1 dhjetor i cili do të ishte festë, aktori ka disa fjalë për Kostandinën, për nënën e fëmijëve të tij dhe për gruan me të cilën jetuan dorë për dore një jetë të mbushur plot dashuri, lumturi, por edhe sfida.

Në këtë postim, ai nuk ka lënë pa shprehur mallin dhe dhimbjen për humbjen e saj.

Postimi i plotë:

E dashur dhe e shenjtë Kostandina!

1 Dhjetor, Ti sot ke ditëlindjen, si sot nje vit më parë sa shumë festuam, qeshëm dhe gëzuam, sa me zjarr “happy birthday” kënduam, pa e ditur se ti po fikje qirinjtë e tortës së fundit, e kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa Ty…
Cdo ditë në ecejaket tona drejt Teje, nje tufë lule e një qiri..
Shpirti yt që vjen cdo ditë e natë te ne, herë si flutur e herë si vegim,na bënë të mendojmë se ti na ndjek, na shikon nga atje lart, e ne kërkojmë dëshpërimisht me sytë nga qielli një shenjë nga Ty, duke shpresuar që ai Ylli që shndërrit më fortë natën je Ti, që ajo reja si engjëll je Ti, që Dielli ynë je Ti Kostandina, Dielli që presim cdo ditë te “rilind“…
Ahh sa e rëndë është pritja?!

Por Ti ke ditëlindjen sot, ndaj, buzëqesh shpirt e gëzo mes engjëjsh me Zotin atje lart!
Ai të solli në jetë në 1 dhjetor, Ty dashuria e jetës time dhe nëna thesar e fëmijëve tanë!
Kostandina e dashur deri në dhimbje, me sytë drejt Teje, të them se në këtë Ditëlindje, Ti je këtu, je mes nesh, je mes te gjithëve që deshe dhe të deshën aq shumë.
Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, si në këtë foto, me trup e shpirt!
Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese