Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Në burg do kesh plot mikrofona nëse do të…” Dea Mishel i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Luizi Ejllit

Shkruar nga Newsbomb
“Në burg do kesh plot mikrofona nëse do të…”
Dea - Luizi

Drama mes Dea Mishel dhe Luiz Ejlit duket se nuk ka të sosur, që pas lajmit për dënimin me 1 vit burg për këtë të fundit.

Blogerja e njohur ka thumbuar sërish këngëtarin, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona”.

“Në burg do kesh plot mikrofona nëse do të…”
 

Më herët, ai iu përgjigj ashpër Deas dhe në një mënyrë aspak të hijshme pasi krah një fotografie ku shihen disa limona dhe një foto e dhëmbëve të Deas. Shkruan “po ma kërkon me se sbën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”, ndërkohë në sfond është kënga e njohur, “oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…”. Një postim i cili më pas u fshi nga Luizi me “shpejtësinë e erës”.

Por dramës iu bashkua dhe Egla Ceno e cila ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku godet Luiz Ejllin dhe i del në mbrojtje Deas.

“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh”, duke përdorur te fjala "mEshkull" nistoren e Luizit.

“Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon”, - përfundoi ajo reagimin. Ky reagim duket se është direkt për Luizin.

Dea Mishel foli për dënimin e Luizit, duke u shprehur: “Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitucioni apo falsifikimi.”

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese