Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

“Ëndrra vazhdon! ” Egli Tako “thyen heshtjen”, reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother Vip

Shkruar nga Newsbomb
“Ëndrra vazhdon! ” Egli Tako “thyen heshtjen”,
Egli Tako

Finalistja e katër e Big Brother Vip Albania dhe një ndër vajzat më të komentuara të këtij reality show, Egli Tako ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ajo erdhi në këtë format e vërtetë, ashtu si dhe ishte, me të mirat dhe të këqijat e saj, me virtyte, por edhe të meta. E tani që kjo ëndërr ka përfunduar, në të cilën edhe u dashurua, Egli thotë se kjo eksperiencë është shtuar në librin e jetës së saj dhe është një kapitull të cilin kurrë nuk do e harrojë.

Duke falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë, ish-konkurrentja e Big Brother Vip u premton që shumë shpejt do të jetë më pranë tyre.

“Çdo fund është një fillim i ri. Me përfundimin e kësaj eksperience kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s'do e harroj kurrë! Faleminderit nga zemra publiku im për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush! Mezi prej të jem afër jush për gjithë dashnin që ma keni dhuruar. Ëndrra vazhdon..E juaja Egli!”, shkruan Egli.

“Ëndrra vazhdon! ” Egli Tako “thyen heshtjen”,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese