
Raporti mes Eglit dhe Gjestit ditët e fundit ka ndryshuar, duke futur marrëdhënien e tyre në krizë. Egli ka pranuar hapur ndjenjat e saj për Gjestin, pavarësisht debateve që ka pasur me të kohët e fundit.
“Për mua Gjesti nuk është lojtar i kësaj shtëpie, është më shumë, është i vetmi që kam besim. E di që nuk ka qëllim të keq ndaj meje. Më bie ndesh interesi im dhe ajo që ndjej për të, ndihem në siklet, por është diçka që ndodh.
Më vjen pak turp sepse jam vajzë. Mua më bien ndesh veprimet me ato që thotë. Kam parë një shqetësim të madh të tij për mua që më ka bërë të besoj se ka diçka më shumë se raporti shok-shoqe. Unë po e pranoj që kam një ndjenjë, dashamirësi, por e respektoj që ai është i sinqertë dhe që thotë se nuk ndjej të njëjtën gjë. Por po më bëhet e vështirë këtu brenda, sepse këtu nuk ke ku shkon dhe nuk takon dot njerëz të rinj”, u shpreh Egli.
Nga ana tjetër, Gjesti ka shpjeguar se është distancuar pasi nuk dëshiron ta lëndojë dhe ka theksuar se ndjenjat e tij për Eglin nuk janë të njëjta. Ai ka thënë se nuk ka asnjë person tjetër jashtë dhe ka vetëm simpati për të, por jo më shumë.
“Jam pak më i tërhequr se Egli. Ajo mendon se po bëj lojë. Kam qenë keq emocionalisht, por edhe nuk dua ta lëndoj prandaj jam tërhequr. Për momentin nuk kam ndjenja më shumë, kur e ndjej e bëj por nuk e ndjej. Ajo më ka thënë a ke dikë jashtë dhe unë ia kam shpjeguar më parë që nuk kam asnjeri jashtë. Kam qejf të ri me të, të kaloj kohë me të por asgjë më shumë. E di që ajo ndjen për mua por unë nuk ndjej.
Kjo nuk ka aspak lidhje me asnjë person jashtë. Në shtëpi përveç Eglit, i besoj dhe Rozanës. Nuk kam raport me asnjë banor tjetër. E kam përzemër, i kam thënë se ajo po humbte në shtëpi pasi banorët nuk i duan të mirën. Mund të kem deri diku pëlqim por asgjë më thellë. Di të them se ajo ka qejf të bëjë filma, bëhet ndonjëherë xheloze por e kuptoj,” tha Gjesti.