Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Ndërroi jetë nga kanceri”, Robert Berisha flet për Tunën: Nuk ia fal, është sjellë keq me nënën time kur ishte me kimioterapi

Shkruar nga Newsbomb
“Ndërroi jetë nga kanceri”, Robert Berisha flet për
Ne foto: Patris Berisha dhe Tuna Sejdiu/ Roberta Berisha me nënën

Këngëtari Robert Berisha gjithmonë e ka shprehur se raportet e tij me ish-kunatën Tuna nuk kanë qenë të mira. Jo vetëm Roberti, por edhe ish-gruaja e tij, këngëtarja Nora si dhe familja Berisha nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me Tuna Sejdiun, këngëtaren nga Shkupi.

Raporti mes familjes Berisha, me ish-gruan e Patris Berisha, vëllait të Robertit u kris që para shumë vitesh, ndërsa në një intervistë së fundmi këngëtari ka treguar një ndër arsyet se përse marrëdhënia me Tunën u prish dhe nuk flisnin. Roberti ka treguar se nëna e tij, e cila ndërroi jetë para disa vitesh vuante nga kanceri.

Ndërsa u shpreh e kishte pikë të dobët nënën, e cila ndërroi jetë pasi humbi betejën me sëmundjen, dhe se nuk toleronte askënd që të sillej keq me të.

Mirëpo, Tuna e ka trajtuar keq nënë e tij, edhe pse ajo ka qenë në periudhën e kimioterapisë.

 “Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë jam pika e dobët e saj.

Aty ka ndodh një mosmarrëveshje, siç janë nuset. Bo çka dush me burrë tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është. Në raport me nënën time me u sjell keq, me kancer, me krejt ato kimioterapia që i ka pas, me ma mërzit dikush nuk ia vlen", tha Roberti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese