Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ndarja nga Xhensila, biznesmeni i njohur ia thotë copë Bes Kallakut: Ke shpëtuar nga qoftë largu

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga Xhensila, biznesmeni i njohur ia thotë copë Bes Kallakut:
Xhensila, Bes Kallaku dhe Kristian Boci/ Fotomontazh

Ndarja e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajn vijon të jetë kryefjalë e medieve rozë. Kënga e fundit e Besit ka trazuar më shumë ujërat teksa ai duket se fajëson ish bashkëshorten për fundin e martesës.

Në këtë periudhë të vështirë të jetës së tij ka reaguar dhe Kristian Boçi. Ish miku i ngushtë i çiftit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se e kishte paralajmëruar për këtë fund.

Teksti i këngës i shkruar nga vetë Besi është cilësuar si “këngë shpirti” duke nënkuptuar gjendjen e tij emocionale. Në Instagramin e tij, Kristian Bocci shkruante:

 “Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im, po më beso. Ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë vëlla. Bes Kallaku”.

Arsyet e ndarjes së cciftit nuk janë bërë publike, megjithatë të dy vijojnë të “thumbojnë” në distancë njëri-tjetrin. Ndërkaq kujtojmë se Besi me Xhensilën kanë qenë miq të ngushtë me Kristian Boccin dhe bashkëshorten e tij, por nuk u mor vesh kurrë se pse u prishën.

Ndarja nga Xhensila, biznesmeni i njohur ia thotë copë Bes Kallakut:
Postimi i Kristian Bocit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese