Tito Jackson, vëllai i madh i Michael Jackson ka ndërruar jetë. Jackson, një anëtar origjinal i grupit pop “Jackson 5” ka vdekur në moshën 70-vjeçare.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur vetë djemtë e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Duke mos dhënë më tepër detaje lidhur me shkakun e vdekjes së babait të tyre, ata shkruajnë me “zemrën e copëtuar” se 70-vjeçari ka ndërruar jetë duke lënë pas një dhimbje të madhe të familja e tyre si dhe te të gjithë ata që e njihnin.
“Me zemër të rëndë njoftojmë se babai ynë i dashur, Rock and Roll Hall of Famer Tito Jackson nuk është më me ne. Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe zemërthyer. Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë”, shkruajtën tre djemtë e Jackson, TJ, Taj dhe Taryll në një postim në Instagram.