Regjisori amerikan, Jeff Baena, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Sipas burimeve për mediat e huaja, trupi i tij u gjet nga një asistent në banesën e tij në Los Anxhelos, ku më pas u konfirmua vdekja.
Baena ishte i njohur për filma si “The Little Hours”, “Life After Beth” dhe “Joshy”. Ai kishte një karrierë të suksesshme dhe ishte martuar në vitin 2021 me aktoren e famshme Aubrey Plaza, yll i serialeve “The White Lotus” dhe “Parks and Recreation”.
Familja e regjisorit ka shprehur tronditjen dhe dhimbjen e madhe për këtë humbje, duke kërkuar që të respektohet privatësia e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Ndërkohë, Aubrey Plaza, 40 vjeç, ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike mbi ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.
Jeff Baena ishte i diplomuar në fushën e kinematografisë nga Universiteti i Nju Jorkut dhe e kishte nisur karrierën në Los Anxhelos, duke punuar me regjisorë të shquar si Robert Zemeckis dhe David O. Russell, përpara se të krijonte projektet e tij të suksesshme.