
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka reaguar pas arrestimit të bujshëm të Erion Veliajt, duke i shprehur mbështetje përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Ajo e ka cilësuar kryebashkiakun e Tiranës si një njeri të drejtë, të fortë dhe me zemër të madhe.
"Ti je i fortë, je çun flori, je zemërmirë që s'ke lënë artist pa mbështetur, pa bërë dallime partie. Ti je i butë, je njeri që i je gjendur pranë çdo njeriu në vështirësi. Ti je një djalë punëtor me vizion që e bëre këtë Tiranën tonë më të bukur se kurrë. Të drejtat gjithmonë dalin në dritë sepse kanë Zotin me vete. Jemi me ty", shkruan Xhilaga.
Kujtojmë se Çiljeta Xhilaga ka qenë dikur një mbështetëse e zjarrtë e Partisë Demokratike dhe e ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë, në vitin 2021 ajo iu bashkua fushatës së socialistëve në Tiranë, duke mbështetur hapur Veliajn.
