Heidi Baçi, një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni në Big Brother Vip ka treguar detaje për eksperiencën e saj në “Grande Fratello”.
Gjatë një bisede me Rozën, ajo tha se pas daljes nga formati i është krijuar ankth pasi të gjithë e njihnin.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Kur hyn aty ti nuk e di se çfarë do të ndodhi. Je ti me ata 20 vetë dhe je në rregull. Kur dola mua më shkaktoi ankth. Mua mu bë e kundërta.
Roza: Po kjo është që…
Heidi: Dhe prisja që sa më shumë të kalonin ditët që të harrohej dhe të isha prapë e qetë me thënë të drejtën. Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që të dalësh në rrugë dhe të të njohin mua ma hiqte trurin.
Roza: S’je mësuar.
Heidi: Mua më pëlqen kallaballëku, por që jam e rezervuar shumë si njeri.
View this post on Instagram