Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Motivi i jetës time”, Toni Gogu dedikim të ëmbël bashkëshortes, momenti i puthjes në koncertin e Albanit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Motivi i jetës time”, Toni Gogu dedikim të
Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij Edi Gogu në koncertin e Alban Skënderaj

Për të shënjuar 20 vjetorin e karrierës, artisti dhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj ia doli të krijojë një natë magjike, plot emocion për plot 24 mijë adhurues të muzikës së këngëtarit të cilët mbushën në stadiumin “Air Albania”.

Kurrë më parë nuk e kishim parë ato pamje spektakolare nga stadiumi i tejmbushur me mijëra fansa që janë rritur me muzikën e Albanit, të cilët kënduan së bashku me të çdo këngë, të cilat padyshim çdo njërin prej tyre e lidhin me kujtime.

Koncerti madhështor në stadiumin “Air Albania”, i titulluar “Motiv i jetës time”, njëjtë si kënga e parë e që e ngjiti në skenë Alban Skënderaj u ndoq nga shumë kolegë artistë si dhe nga disa personalitete të njohur të politikës.

Tonin Gogu, deputeti i PS dhe bashkëshortja e tij kanë shijuar koncertin madhështor të Alban Skënderaj ku në një moment u fokusuan nga kamerat gjatë momentit të “KISS CAM”. Të habitur dhe duke buzëqeshur Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij Edi Gogu kanë shkëmbyer një puthje.

 

“Motivi i jetës time”, Toni Gogu dedikim të
Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij Edi Gogu në koncertin e Alban Skënderaj

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese