Xhensila Myrtezaj festoi ditën e djeshme 30-vjetorin. Me njerëzit e saj të shpirtit këngëtarja organizoi një super mbrëmje private.
Së bashku me mikeshat e saj, Xhensila festoi dhe kërceu e sigurisht pamjet do të postoheshin dhe në rrjetet sociale. Vumë re që të pranishëm ishin dhe dy fëmijët e këngëtares, Ajka dhe Ameni, por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë ditëlindje mungoi Besi.
Këngëtarja së fundmi ka postuar disa foto ku dhe ka falenderuar të gjithë fansat për urimet, por gjithashtu ka dhënë dhe një mesazh dhe të gjithë mendojmë se e ka pikërisht për Bes Kallakun.
“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! #mëshumës’kavend. Ps. Faleminderit për çdo urim të përzemërt që më keni dërguar”, shkruan Xhensila.