Moldavia ka marrë një vendim të papritur për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në Eurovision-in e këtij viti, i cili do të mbahet në Bazel. Lajmi erdhi pas zhvillimit të audicioneve për përzgjedhjen kombëtare të këngëve, të cilat sipas autoriteteve luajtën një rol të rëndësishëm në këtë vendim.
Corneliu Durnescu, drejtori i rrjetit shtetëror të transmetimit "Moldova 1", tha se mungesa e cilësisë në audicione ka krijuar një perceptim negativ për Eurovision-in. Ai theksoi se përzgjedhja e këtij viti kishte disa sfida, përfshirë një rënie të interesit të publikut dhe cilësinë e ulët të performancave, që sollën reagime kritike nga ekspertët dhe publiku.
Pavarësisht kësaj, transmetuesi shtetëror do të transmetojë dy netët gjysmëfinale dhe finalen e madhe të Eurovision-it, duke ofruar mundësinë për të ndjekur ngjarjen, pavarësisht tërheqjes së vendit nga gara.