Modelja Oriola Marashi ka kërkuar publikisht lirimin e Noizyt dhe DJ Crax, të cilët u arrestuan së fundmi në Shëngjin për një incident në Pejë.
Të dy pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërkohë që është duke u zhvilluar një fushatë për mbështetjen e tyre nga miq dhe kolegë.
Oriola Marashi, në një reagim të fundit, ka bërë thirrje për veprim, duke theksuar se është e rëndësishme të ngrihemi kundër padrejtësive.
"Jetojmë në një periudhë ku ndjehemi të pafuqishëm përballë padrejtësive, por nuk duhet të ndalojmë së ngrituri zërin apo protestuar kundër këtyre fenomeneve shqetësuese," tha ajo.
Ajo gjithashtu shtoi: "Të lirohen djemtë e mi". Përsa i përket çështjes, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi.