Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Modelja e "Victoria Secret" dhe familja e saj rrëmbehen nga bandat në mes të Brazilit

Shkruar nga Newsbomb
Modelja e "Victoria Secret" dhe familja e saj rrëmbehen nga
Luciana Curtis

Modelja e famshme, Luciana Curtis së bashku me bashkëshortin dhe djalin e vogël të tyre, është rrëmbyer nga një bandë kriminelësh në Brazil. Ngjarja ndodhi pasditen e të mërkurës teksa çifti bashkë më fëmijën e tyre kishin darkuar në një prej restoranteve të Brazilit, teksa ata dalin jashtë lokalit, disa persona të maskuar afrohen dhe nën kërcënimin e armëve i fusin brenda në makinë për t’i dërguar në një periferi të qytetit.

Luciana Curtis dhe famija e saj u mbajtën peng përgjatë natës në një kasolle të braktisur prej druri, me çati të pridhur dhe vetëm një dyshek të vjetër të vendosur në tokë. Anëtarët e kësaj bande kërcënuan familjen e tyre duke u kërkuar shuma parash në këmbim të lirisë.

Modelja e "Victoria Secret" dhe familja e saj rrëmbehen nga

Familja e brazilianes i kanë transferuar rrëmbyesëve shumën prej 31 mijë eurosh. Më pas ata liruan pengjet duk u prerë litarët me të cilët i kishte lidhur.

Ka qevë vajza e madhe e çiftit e cila ka lajmëruar të afërmit e tyre pasi nuk kishte kontakte me prindërit e saj prej disa orësh.

Familajrë të modeles kanë bërë me dije se ajo, bashkëshorti dhe fëmija i tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vetë modelja po kalon një periudhë të vështirë psikologjike pas situatës së rëndë që kaloi.

Luciana Curtis ka lindur në Sao Paulo nga një baba biznesmen britanik dhe një nënë mësuese braziliane. Karriera e saj filloi kur u zbulua si adoleshente në një qendër tregtare dhe në vitin 1993 fitoi finalen braziliane të konkursit "Supermodel of the Ëorld".

Pak muaj më vonë ajo ishte në kopertinën e revistave si Glamour, Cosmopolitan dhe Marie Claire, ndërsa bashkëpunoi me kompani të njohura si Victoria's Secret, Harrods dhe H&M. Në vitin 2001 ai mori pjesë në fushatat për Revlon dhe L'Oreal, duke fituar miliona dollarë.

Modelja e "Victoria Secret" dhe familja e saj rrëmbehen nga

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese