Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova si dhe analisti i BBVK është “detyruar” të dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale pas një video ku shfaqet duke ofeduar një banore të Big Brother.
Pasi video u bë shumë virale, Milaim Zeka ka shpjeguar se materialet janë montuar dhe se ato janë fjalë që ai i ka thënë kohë më parë.
Postimi i plotë:
Sot ka qarkulluar një video nëpër media, ku dal se unë po shaj një prej banoreve.
Dua të sqaroj se kjo video është montazh i pastër dhe pjesë e një serie montazhesh që po bëhët për disa klikime më shumë.
Është e disata herë që merren pamje të shkurtra nga prime i Big Brother Vip Kosova 3 dhe montohen me një sharje që unë e kam bërë moti. Ajo sharje po ripërdoret sa herë dikush do të marrë vëmendje.
Po më vjen keq që po keqpërdoret emri im dhe zëri im, për të dhënë mesazhe që nuk i kam thënë dhe po ju tregoj se nuk e kam ndër mend të shaj kërkënd prej banorëve.
Edhe pse unë njihem për provokimet që bëj dhe humorin që kam, nuk e kam asnjëherë me qëllim t’i denigroj figurën dikujt, e aq më pak të një femre që i respektoj deri tek Zoti.
Me këtë çështje po merren edhe institucionet e drejtësisë dhe policia”.