Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi kanë zbuluar ditën e sotme gjininë e bebit. Çifti i dashur i publikut do të bëhen përindër për herë të parë, të një vajze.
Ata kanë publikuar një video në “Instagram”, ku shihen duke prerë një tortë, nga ku del ngjyra rozë duke zbuluar kështu se po presin një vajzë.
Të dy kanë shpërthyer në lot, ndërsa krah videos shkruajnë: “të duam më shumë se veten”.
Sara Gjordeni dhe Bardhi janë një nga çiftet më të përfolur kohët e fundit të cilët u lidhën që brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dhe vetëm para pak kohësh konfirmuan se do të bëhen prindër. Sara më tepër se këngëtari nga Kumanova është aktive në rrjetet sociale si dhe ndan shpesh moment nga jeta private dhe momente të bukura nga pritja e ëmbël.
View this post on Instagram