Françeska Murati, ish-banorja e Big Brother VIP më tepër se për lojën brenda shtëpisë, mori vëmendjen për shkak të vlerës së veshjeve të saj, kryesisht gjatë mbremjëve live të së martës dhe së shtunës.
Françeska Murati ka mbajtur stafetën e veshjeve më luksoze dhe të kushtueshme, duke u kthyer dhe në banoren vajzë më të komentuar. Për çdo “prime” kurioziteti i njerëzve ishte se “sa kushtoi veshja e Franceskës këtë javë?”
Por shifrat e veshjes dhe bizhuterive që Franceska ka vendosur mbrëmjen e finales së Big Brother VIP janë marramendëse.
Luksi i “shfrenuar“ nga ana e saj nuk ka munguar asnjëherë, por këtë natë vlera e veshjes e kaloi edhe çmimin e madh të Big Brother Vip prej 100 mijë euro.
Mësohet se e gjithë veshja që Françeska ka veshur ka arritur vlerën e 100 735€. Siç vihet re, më të kushtueshme kanë qenë aksesorët, vathët dhe unaza e ish-banores, me një vlerë totale 99 400€.
Të shumta kanë qenë aludimet se nga i vijë këto të ardhura Franceskës, si dhe shumë njerëz e akuzojnë se ajo shfrytëzon pasurinë e bashkëshortit të saj, duke aluduar se është një biznesmen.
Dolce&Gabbana, MiuMiu, Alessandra Rich, Magda Butrym e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës të cilat kushtojnë shumë. Më poshtë po ju lemë disa prej veshjeve të banores dhe me çmimet përkatëse.
© Credits https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/