Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Më vodhën fëmijërinë”, rrëfimi tronditës i Bernardit: U abuzova seksualisht nga komshiu kur isha 10 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
“Më vodhën fëmijërinë”, rrëfimi
Bernardi

Gjatë spektaklit të së martës në “Big Brother VIP Albania”, Bernardi ka ndarë një histori tronditëse për të kaluarën e tij, duke rrëfyer se ishte abuzuar seksualisht nga komshiu i tij kur ishte vetëm 10 vjeç. Kjo ngjarje tronditëse ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij.

"Isha 10 vjeç, po qëndroja në lagje dhe më dhembte barku. Më vodhën fëmijërinë. Një komshi më tha hajde me mua se do të të ndihmoj, me futi në një dhomë gjumi dhe më tha prit dy minuta, më tha ky është ilaçi, iu luta që të mos e bënte. Nuk e kam kuptuar deri në moshën adoleshente se ishte abuzim seksual.

E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehesha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë. Më pas vendosa të largohesha në Londër, merrja rroba nga prindërit. Tentova të prisja damarët, atje njoha ish gruan time e cila më nxorri nga ferri, më pranoi siç isha. Në moshën 37 vjeçare kuptova orientimin tim seksual. Më pas njoha Enam," tregoi Bernardi mes lotësh.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ai ka ndarë detaje dhe nga jeta personale, duke përfshirë faktin se vajza e tij e parë është e adoptuar. Gjithashtu ai ka folur hapur për orientimin e tij seksual, duke deklaruar se është homoseksual dhe duke theksuar rëndësinë e pranimit dhe krenarisë për atë që je.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese