
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati ka qenë e ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” teksa ka folur me tepër rreth marrëdhënies së saj me Jozi Markun pas incidentit të ndodhur në primen e kaluar.
Loredana tregoi dhe komunikimin e fundit me Jozin pasi ky i fundit goditi me shuplakë Gjestin, i cili i është shprehur “me vjen keq”, ndërsa Loredana shton se ai ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale.
Ndër të tjera ish-banorja tha se unazën e vendosur nga dasma e zhvilluar brenda në spektakël, do ta mbajë për aq kohë sa vazhdon të ketë ndjenja për Jozin, duke shtuar se ajo nuk e hoqi nga dora as kur ai po kalonte më tepër kohë me një tjetër vajzë brenda shtëpisë.
“Ata janë shumë krenarë, jo gabim, ndodhi (për marrëdhënien me Jozin). Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione.
Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’ por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq, unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër e mbajta”, ka thënë Loredana.