Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Me videon e ëmbël, Justin Biber dhe Hailey zbulojnë se do bëhen prindër për herë të parë

Shkruar nga Newsbomb
Me videon e ëmbël, Justin Biber dhe Hailey zbulojnë se do
Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldëin Bieber

Këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldëin Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Çifti e bëri të ditur lajmin në Instagram mbrëmjen e djeshme, duke shpërndarë një video të ëmbël si dhe foto nga një sesion fotografik profesional. Duket se Hailey edhe një herë ka veshur fustanin e bardhë dhe kanë bërë rinovimin e betimit, teksa zbulojnë se do të bëhen prindër për herë të parë. Nga pamjet e publikuara nga çifti shihet barku i rrumbullakosur i modelejs.

Hailey dhe Justin prej kohësh kishin shprehur dëshirën për t’u bërë prindër. Këngëtari në një intervistë madje shprehej se dëshiron të ketë disa fëmijë, por do ishte modelja ajo që do vendoste pasi bëhej fjalë për trupin e saj.

"Unë do të kem aq sa Hailey dëshiron. Do të doja të kisha një fis të vogël. Por, po, është trupi i saj dhe çfarëdo që ajo dëshiron të bëjë. Unë mendoj se ajo dëshiron të ketë disa. Hailey ka ende disa gjëra që dëshiron t'i realizojë si grua dhe më pas do vij bebi”, tha ai në një intervistë në 2021.

Disa javë më parë po qarkullonin lajmet se mes çiftit kishte një krizë, por ata na treguan se asgjë e tillë nuk është e vërtet dhe se janë më të lumtur se kurrë, teksa presin fëmijën e tyre të parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese