Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Më vendose leckën në fytyrë", "plas" sërish mes Eglit dhe Gjestit: Ta tregoj unë ty po u afrove edhe njëherë...

Shkruar nga Newsbomb
"Më vendose leckën në fytyrë", "plas"
Egli-Gjesti

Debatet e ashpra nuk kanë të sosur mes Gjestit dhe Eglit, që pas rikthimit të kësaj të fundit në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania".

Mbrëmjen e djeshme, dyshja janë përplasur sërish, teksa me tone të larta kanë "sulmuar" njëri-tjetrin. Si duket, një lojë me miell e iniciuar nga Egli dhe Danja, u bë shkak i debatit mes tyre.

Teksa po sqaroheshin për lojën, Egli është revoltuar dhe i ka kërkuar llogari banorit, pasi ky i fundit sipas saj, i ka drejtuar leckën në fytyrë dhe nuk i ka kërkuar falje. Më tej, ajo i ka kërkuar që të mos luajnë asnjë lojë bashkë, duke i thënë edhe mosmirënjohës.

Pjesë nga debati:

Egli: Më vendose leckën në fytyrë dhe nuk më kërkove falje.

Gjesti: Të kërkova. Ti je e pistë, më ndjek mua dhe më thua i pistë.

Egli: Të kam falur, lëre leckën, të ma bëje në trup, nuk do mërzitesha.

Gjesti: Unë nuk luaj si ti.

Egli: Ti do me kalu në ekstrem, nuk ta lejoj kurrë. Mos ma mbulo krevatin me miell. Erdha ta vazhdoja me miell dhe më berë qull.

Gjesti: Dua të loz.

Egli: Më fal që të paskam bërë esktremin. Nga nesër e mbrapa asnjë lojë bashkë edhe pse sot ta bën gocat lojën, jo unë. Hajde edhe njëherë afër meje dhe ta tregoj unë, mosmirnjohës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese