Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

"Më theu dhe shkatërroi", Cassie Ventura reagon pas videos tronditëse ku reperi e dhunonte brutalisht

Shkruar nga Newsbomb
"Më theu dhe shkatërroi",  Cassie Ventura reagon pas videos
Diddy Combs dhe Cassie Ventura

Cassie Ventura ish- e dashura e reperit të njohur Diddy Combs ka reaguar disa ditë pas publikimit të videos ku shihet se si reperi e dhunon brutalisht, gjuan me shkelma më pas e tërheq zarrë.

“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen duke nisur nga familja ime, miqtë, të huajt dhe ata që ende nuk kam takuar. Dhuna është problem kryesor. Më theu dhe më shndërroi në një person që nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhesha. Por me shumë punë jam më mirë sot, por gjithmonë do të shërohem nga e kaluara ime.

Cassie në reagimin e saj ka bërë thirrje që njerzit duhet t’i besojnë viktimat kur ato tregojnë të vërtetën e tyre që në herën e parë.

“Hapjuni njerëzve tuaj, mos i anashkaloni. Askush nuk duhet ta mbajë këtë peshë vetëm.” - tha Cassie.

"Më theu dhe shkatërroi",  Cassie Ventura reagon pas videos
 

Video tronditëse ku reperi 54-vjeçar sot, dhunon barbarisht të dashurën e tij, këngëtaren Casandra "Cassie" Ventura u publikua nga “CCTV” dhe prej disa ditësh është bërë virale dhe ka shkaktuar shumë reagime kudo në rrjet.

Në video, Ventura shihet duke dalë me shpejtësi nga një dhomë hoteli me një çantë në dorë dhe ecën drejt ashensorit. Por Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në korridor pas saj. Ai e kap nga qafa dhe e përplas ne dysheme. Teksa mbante ende peshqirin me njërën dorë, ai e godet me shqelma. Teksa ish partnerja e tij qëndron në dysheme duke rënkuar nga dhimbjet, ai merr çantën e saj përpara se të kthehet për ta goditur sërish.

Mes dy goditjeve kalojnë rreth katër sekonda dhe më pas reperi e tërheq zvarrë Venturën drejt dhomës së hotelit.

Disa sekonda më vonë, ai ulet në një karrige, merr një send nga tavolina dhe e hedh me forcë drejt saj. Combs shihet duke u larguar dhe më pas kthehet tek Ventura edhe një herë ndërsa dera e ashensorit hapet dhe dikush del nga aty.

Dy ditë pas publikimit të videos, reperi Sean “Diddy” Combs përmes një reagimi në Instagram ka shprehur pendesë të lartë dhe thënë se ajo sjellje është e pafalshme.

"Më theu dhe shkatërroi",  Cassie Ventura reagon pas videos
 
"Më theu dhe shkatërroi",  Cassie Ventura reagon pas videos
 
"Më theu dhe shkatërroi",  Cassie Ventura reagon pas videos
 
"Më theu dhe shkatërroi",  Cassie Ventura reagon pas videos
 
"Më theu dhe shkatërroi",  Cassie Ventura reagon pas videos
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese