Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Më shpejt nga sa e mendonim, regjisori i Big Brother VIP zbulon se kur do të nisë edicioni i 4-ërt

Shkruar nga Newsbomb

 

Më shpejt nga sa e mendonim, regjisori i Big Brother VIP zbulon se kur do
Ergys Lubonja, regjisor i BBVA3

Pas përfundimit të edicionit të trëtë të Big Brother VIP Albania, regjisori Ergys Lubonja ka ndarë detja në lidhje me punën e bërë gjithë këto muaj, si dhe ka zbuluar se kur do të nisë edicioni i 4-t i BBVA.

Lubonja tregoi se në natën finale ishin planifikuar surpriza dhe një spektakël më ndryhse, por për shkak të reshjeve të shiut disa lane nuk mundën të realizohen.

"Ishte më shumë se stres, ishte e rrezikshme. Rreth orës 5 – 6 pasdite filloi si furtunë. Shiu dhe pjesa elektrike janë dy elementë që nuk rrinë mirë me njëri-tjetrin. Korrenti është i padukshëm, i pabesë. Ishte bërë një punë më e madhe, syri ka qenë shumë më i madh, shumë më i kompletuar, por koha nuk ishte në favorin tonë. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme për të cilën jam shumë falënderues."

Megjithatë, duket se direkt pas përfundimit të 3-shit ka nisur puna për Big Brother Vip 4. Vetë regjisori Ergys Lubonja tregoi se BBV4 do të nisë më herët, megjithatë ende nuk është e sigurt.

“Besoj se do të jetë më herët sezonin tjetër televiziv, por është për t’u parë. Besoj se do të jetë edhe më interesant, sepse ka 3 shembuj që janë të ndryshëm edhe si kast, edhe si trajtim”– u shpreh ai.

Edicioni i tretë i BBVA përfundoi të shtunën, më 25 maj. Ndërsa të martën dhe të shtunën e ardhshme do të transmetohet post Big Brother.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese