Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Me sakrificat e bëra ndër vite si nënë, Sonila Meço zgjedh ta urojë ndryshe ditëlindjen e vajzës së saj, Amaris

Shkruar nga Newsbomb
Me sakrificat e bëra ndër vite si nënë, Sonila Meço
Sonila Meço dhe vajza, Amaris

Gazetarja e njohur, Sonila Meço i ka dedikuar fjalë zemre vajzës së saj Amaris, e cila sot feston ditëlindjen e 13.

Por ndryshe nga postimet që jemi mësuar të shohim, Sonila Meço ka zgjedhur të shkruaj mbi të gjitha sakrificat që i janë dashur deri në këtë ditëlindje të 13-të të vajzës së saj, që nënat nuk i ndalin asnjëherë për fëmijët gjatë gjithë jetës.

“Sa janë 13 vjet?

Pak, shumë?

Sa një dyzinë degëza rrudhash nën ballë e nën qerpik? Sa një kuti barnash në çantë? Sa një dhimbje e re kronike? Sa humbja e një prindi? Sa një llogari bankare? Sa një shtëpi e re? Sa zhgënjime miqsh? Sa kilogramët e shtuar në ije? Sa vendet e vizituara? Sa thinjat për t’u mbuluar çdo tri javë? Sa pushteti i një njeriu? Sa shembja e një idhulli? Sa kompromiset për një vend pune? Sa duartrokitjet pas emrit ténd? Sa ndërrimi i bindjeve? Sa dashuri të harruara? Sa shkrirja e akullnajave?

Çdo 4 nëntor më shkund fort për të më kujtuar mënyrën më të saktë e korrekte për të matur vlerën e kohës: Amaris

Jetës shtrydhja gjithë nektarin, e vogla e madhja jonë, as më shpejt e as më vonë, gjithçka në kohën e vet! Në kohën tënde, të zgjedhjeve të tua

Sa janë 13 vjet?

Sa sot Amaris”, shkruan Sonila.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese