
Gjesti dhe Egli kanë vijuar diskutimet e tyre sqaruese, të tensionuara edhe pas prime-t të mbrëmshëm.
Gjatë bisedës, Egli ka shprehur sërish dyshimet në lidhje me veprimet e banorit ndaj saj. Madje, Egli është shprehur edhe e zhgënjyer që e ka besuar, ndërsa i ka drejtuar atij edhe "akuza", duke i thënë se e ka turpëruar para gjithë shqiptarëve.
Nga ana tjetër, banori vazhdon të pranojë fajet e tij në këtë marrëdhënie, teksa thekson se kurrsesi nuk ka luajtur me të. Ndërkohë që Egli insiston duke thënë "ke dashur të më marrësh fytyrën", pasi sipas saj, ishte ai që gjithmonë i ka shkuar nga pas, ndërsa në fund cilësohej ajo si përndjekëse.
Pjesë nga biseda:
Egli: Më ke hedhur poshtë për një gjysëm fjale.
Gjesti: Gabime kam pasur me ty por jo lojë. Të kam besuar o Egli.
Egli: Edhe unë të kam besuar. Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë?
Gjesti: Pse ta kam marrë fytyrën?
Egli: Sepse ishe ti ai që i bëje veprimet që bëje me mua dhe thoje ‘nuk e dua atë vajzë, më është vënë nga mbrapa’. Je para gjithë shqiptarëve, ti nuk do doje të ta bënin këtë që më bën mua. Unë nuk kam hyrë këtu me tregu që jam për aventura sepse nuk e bëj as jashtë këtë.