Çiljeta Xhilaga ka treguar historinë e njohjes së saj me Alban Hoxhën. Për herë të parë, këngëtarja e njohur ka rrëfyer romancën e saj me portierin e Partizanit, që asokohe mbronte edhe katërkëndëshin e Kombëtares.
Pjesa e “Ferma VIP” si konkurente, Çiljeta ka zbuluar se si një gazetare ishte bërë shkak që të dy të njiheshin së bashku. Gjithashtu nuk e ka fshehur faktin se sa problem e kishte pasur që Alban Hoxha ishte më i vogël në moshë. Ajo ka treguar se pëlqimi për portierin kishte nisur gjatë një ndeshje futbolli, kur kishte shkuar për ta ndjekur në stadium.
“M’u dukte shumë si çunak, se ishte edhe më i vogël se unë dhe e kam pasur problem. Jemi njohur rastësisht, në një koncert timin. Atë jepte intervistë ky, jepja dhe unë. Erdhi bashkë me gazetaren tek lokali ku këndoja unë. Vjen ky njëshi dhe më thotë gazetarja është filani, unë nuk merrja vesh nga sporti. Mirë i thashë unë, le të ulet tek tavolina jonë. Pasi këndova unë, më thotë mua të bëjmë një foto.
Nxjerr telefonin ky për të bërë foto, do ti iu fik telefoni në moment. Unë për ta nxjerrë nga sikleti i them nuk ka gjë, e bëjmë foton me telefonin tim. Pas një jave doja të postoja një foto në Instagram unë, hyra të shihja ndonjë foto, por e kisha harruar fare që kisha bërë foto me Albanin. Kur shoh unë foton me këtë, po hedh këtë foto thashë se më pëlqeu vetja, kisha dalë edhe bukur.
Por, unë si mbaja mend emër mbiemër dhe kush ishte. Hyj te faqja e kësaj gazetare që ta gjeja. E zbulova unë, Alban Hoxha, portier i Partizanit dhe i Kombëtares. Edhe shkruajta në story “me këtë çunin king të Partizanit, follow të gjithë”. Unë mendoja se do të kisha diçka me këtë ndryshe s’i shkruaja, ndiqeni të gjithë. M’u dukte shumë si çunak, se ishte dhe më i vogël se unë dhe unë e kam pasur problem. Pas 4 orësh i kishte plasur Instagrami këtij me follow dhe më shkruan ky “O zemra, o Çili po më plas Instagrami””, ka thënë Çiljeta.