Dalja e Eglës nga Big Brother VIP ka nxitur debat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku protagonistë janë bërë Romeo dhe Juli. Gjatë nisjes së prime-it, moderatori po tregonte se çfarë kishte ndodhur dhe më pas mori edhe mendimet e banorëve.
Heidi, Romeo, Juli dhe Roza u shprehën të prekur me atë që kishte ndodhur me aktoren e cila u përjashtua për shkak të thyerjes së rregullave. Madje, Romeo e cilësoi si një nga personazhet më të forta, kandidate potenciale për të fituar Big Brother VIP. "Për mua është një banore e fortë që nuk e ka parë asnjëherë Big Brother", tha ai.
Në këtë moment, Liço i dha fjalën Jul Dedës, por ky i fundit nuk u lejua të fliste nga Romeo. Në nerva e sipër Juli iu drejtua këtij të fundit: "Mbylle gojën more qen".