
Padyshim veshja e mbrëmjes së djeshme ishte një nga kombinimet më të guximshme të Ledionit në BBVA.
Ledioni, i cili prej edhe këtë edicion është vetë kryefjala e BBV, ishte sërish kudo nëpër Instagram e TikTok, jo vetëm për kërcimin e hapjes, batutën për çunat “pisa”, ngacmimin ndaj Rizartës “a e kishte të fortë”, por sidomos për veshjen e tij, larg kostumeve serioze, duke dalë jashtë kornizave.
Një kanotiere gri, një xhaketë e zbukuruar me detaje të veçanta, kombinuar me pantallona gri bëri që Ledioni të komentohej kudo. Nga krahasimet me veshjet e baballarëve, deri te batutat për çentro, kjo veshje mori vëmendjen e të gjithëve.
Mirëpo, e dini ju që xhaketa në fjalë përveç se është “Dolce & Gabbana”, kushton sa trefishi i rrogës mesatare në Shqipëri? Sipas “Farfetch”, xhaketa e Ledionit ka një vlerë 3,400 euro. Duke shtuar dhe pjesën tjetër të veshjeve çmimi shkon deri në 10 mijë euro.