Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Mauro Icardi harron Wandën dhe shfaqet më i dashuruar se kurrë krah partneres së re

Shkruar nga Newsbomb

Mauro Icardi harron Wandën dhe shfaqet më i dashuruar se kurrë

Mauro Icardi tashmë e ka harruar plotësisht Wandën. Sulmuesi i njohur argjentinas ka nisur një romancë të re, të cilën e ka bërë publike madje dhe me dedikim prekës dhe fjalë të ndiera. Mauro është në një lidhje dashurie me aktoren e njohur argjentinase, China Suarez.

Është vetë futbollisti që ka publikuar disa foto krah 32 vjeçares, China. Të dy duken shumë të lumtur, me Mauro Icardin që mesa duket ka rigjetur dashurinë dhe paqen shpirtërore. Madje këto foto, futbollisti i njohur i ka shoqëruar me fjalë mjaft të bukura dashurie, duke treguar sa e vlefshme është China Suarez për të.

“Thonë se historitë më të bukura fillojnë atëherë kur nuk i pret… kushedi… Është çështje fati… ai fat që gjen gjithmonë një mënyrë për të bashkuar dy njerëz pa marrë parasysh sa kohë kalon apo sa gjatë kë udhëtuar. Janë takime që duken të jen shkrurar në yje, ato që kur ishim fëmijë i shikonim çdo natë dhe ëndërronim kaq shumë gjëra. Sot nuk më duhen më… e di që me ty unë jam aty ku duhet të jem”, shkruan Mauro Icardi në Instagram.

Kujtojmë që Mauro Icardi dhe Wanda Nara i dhanë fund lidhjes së tyre para disa kohësh për shkak të tradhtisë. Dy njerëzit e njohur në botën e futbollit dhe showbizz sollën në jetë dhe dy vajza, Francescan dhe Isabellan, të cilat momentalisht janë me të atin e tyre dhe të dashurën e tij të re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese