Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Margot Robbie është shtatzënë, ylli i filmit “Barbie” në pritje të fëmijës së parë

Shkruar nga Newsbomb
Margot Robbie është shtatzënë, ylli i filmit
Ylli i filmit “Barbie”, Margot Robbie

Ylli i filmit “Barbie”, Margot Robbie është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj Tom Ackerley.

Lajmin e pritjes së ëmbël e kanë kofirmuar të afërm të artistes shkruan prestigjozja “People”.

Margot u fotografua nga mediat këtë të dielë, teksa hipte në një varkë pushimi me bashkëshortin e saj në liqenin e Komos.

Aktorja kisht veshur një fustan të zi, kombinuar me një triko të bardhë që e kishte modeluar për t’i nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur, dhe sipër krahëve kishte hedhur një xhaket të zezë të thjeshtë.

Margot Robbie është shtatzënë, ylli i filmit
 

Margot Robbie dhe Tom Ackerley u takuan në vitin 2014 dhe u martuan në 2016. Ato janë bashkëprodhues në një sërë projektesh, duke përfshirë Hulu’s Dollface, përmes kompanisë së tyre të prodhimit LuckyCap Entertainment.

Çifti u njohën teksa punonin në “Suite Française” në vitin 2013, ku ai ishte asistent regjisor dhe ajo ishte para kamerës.

Margot Robbie është shtatzënë, ylli i filmit
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese