
Parashqevi Simaku është shembulli i gruas sharmantin e të cilës nuk e venit as koha dhe as vështirësitë. Pas daljes së saj nga spitali psikiatrik në New York ku dhe ishte shtruar që prej 5 janarit, këngëtarja shqiptare është rikthyer më e fuqishme dhe sharmante.
Së fundmi, ikona e muzikës tonë ka marrë pjesë në shfaqjen e modës nga stilistja e njohur japoneze Naoko Tosa.
Sigurisht krah saj ka qenë biznesmeni Elton Ilirjani si dhe gazetari i cili prej vitesh është zhvendosur në Amerikë, Kelvi Kadilli.
Plot stil, sharmante, Parashqevia ka bërë që sytë e të gjithëve të kthehen nga ajo. Siç shihet dhe në foton e postuara në rrjetet sociale, ajo ka veshur një pellush ngjyrë të zi, një beretë, taka dhe syzet mjaft in të cilat komplentonin pamjen e saj.