I riu nga Kosova, Kim i cili mahniti jurinë e “American Idol” me zërin dhe performancën e tij para disa javësh, sot njofton se nuk do performojë në Hollywood.
Kim përmes një shkrimi në Instagram tregon se pasi kaloi fazën e parë, është tërhequr nga gara dhe nuk do të shkojë dhe të performojë në fazën e dytë.
I riu nga Kosva u bë viral dhe i njohur në rrjetet sociale pasi këngoi këngën “Oj Kosovë o nëna ime” dhe duke i mahnitur të gjithë me zërin dhe historinë e tij
Hollywood. Jam shumë mirënjohës American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni të më mbështetni pasi ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur”, - shkruan ai në Instagram